Kryeminsitri Mickoski realizoi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviq

Kryeminsitri Mickoski realizoi takim me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Hojzgen dhe me kryeministrin kroat Plenkoviq

Sfidat aktuale të sigurisë në Evropë dhe rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe stabilitetit, ishin temë e takimit ndërmjet kryeministrit Hristijan Mickoski me kryesuesin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kristof Hojzgen, gjatë vizitës së punës në Mynih, Gjermani.

MARKETING

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Mickoski ka theksuar përkushtimin për avancimin e partneritetit strategjik me aleatët e NATO-s dhe nevojën për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për rolin aktiv të vendit në arkitekturën e sigurisë rajonale.

Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është vendimtar për sigurinë evropiane dhe do të vazhdojë të punojë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe në këtë fushë.

Të dyja palët u dakorduan se bashkëpunimi është kyç për përballjen me sfidat globale dhe se e ardhmja e rajonit qëndron në zhvillimin e qëndrueshëm, prosporitetin ekonomik dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Kryeministri Mickoski sot ka realizuar takim dypalësh edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Takimi është mbajtur në frymën e marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve, gjatë të cilit është theksuar rëndësia e vazhdimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik”, qëndron në kumtesën e qeverisë.

Të dy kryeministrat diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe sfidat me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Mickoski shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane dhe theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në proceset reformuese me qëllim të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim.

Kryeministri Plenkoviq, gjithashtu e konfirmoi mbështetjen e Kroacisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit janë me interes të përbashkët.

Gjatë ditës Mickoski do të marrë pjesë në disa nga aktivitetet e Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku do të mbajë fjalim në panel diskutimin e Forin Polisi, duke folur për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global, shtohet në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë.

MARKETING