Durmishi: Deri në fund të këtij muaji duhet të jetë e gatshme metodologjia e re për shportën konsumatore

Më së voni deri në fund të këtij muaji duhet të jetë e gatshme metodologjia e re për llogaritjen e shpenzimeve minimale për një familje, paralajmëron ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
“Do të ketë rreth 100 grupe produktesh. Do të shtohen edhe produktet joushqimore sepse nga analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ka rezultuar se ka produkte të tilla ku marzhi është rritur. Vendimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 prill dhe do të mbulojë të dyja festat e mëdha Pashkët dhe Ramazanin”, tha Durmishi për “Sitel”.
Durmishi shtoi se në dukje se analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut tregon se shitësit me pakicë kanë përdorur marzhe prej 5 deri në 20 për qind për produktet ushqimore bazë dhe 20 deri në 30 për qind marzh fitimi bruto për produktet jo-ushqimore jo bazë.