FC Shkupi mbyll miqësoret në Antalia me humbje minimale

FC Shkupi mbyll miqësoret në Antalia me humbje minimale

FC Shkupi e ka përfunduar serinë e ndeshjeve miqësore në Antalia me një humbje minimale 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat e para, ndërsa djemtë e trajnerit Alparslan Erdem zhvilluan një paraqitje pozitive, duke krijuar disa raste të mira si për të barazuar, ashtu edhe për ta përmbysur rezultatin, por pa sukses.

Me këtë përballje, Shkupi mbylli ciklin e miqësoreve në Turqi, duke regjistruar dy fitore dhe dy humbje. Skuadra nga Çairi triumfoi ndaj Septemvri Sofia (2-1) dhe Veres Rivne (4-2), ndërsa pësoi humbje ndaj Polonia Warszava (0-2) dhe Kaisar (0-1).

Ekipi tani kthehet në Shkup për fazën përfundimtare të përgatitjeve, me fokusin e plotë te vazhdimi i sezonit.

MARKETING