Shkëndijë e guximshme, por u mposht nga Dinamo Kiev
Ish-kampionia e Maqedonisë, Shkëndija, u mposht nga skuadra ukrainase Dinamo Kiev me rezultat 2-3, megjithëse ekipi nga Tetova arriti t’i bëjë ballë rivalit kualitativ në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Dinamo Kiev kaloi në epërsi me golin e Yarmolenkos në minutën e 38-të, ndërsa pas depërtimit dhe harkimit të Shalës, Dyachuk, me një autogol, barazoi shifrat në 1-1.
Shkëndija rezistoi deri në minutën e 78-të, kur Dinamo shënoi dy herë me Vanat për 3-1, ndërsa në minutat e fundit Ramadani realizoi për rezultatin përfundimtar 2-3.