Ferhan Buba Hasani pensionohet nga futbolli
![Ferhan Buba Hasani pensionohet nga futbolli](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/Ferhan-Hasani.jpeg)
Ferhan Buba Hasani i ka dhënë fund përfundimisht futbollit aktiv.
Hasani në moshën 34 vjeçare ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli i luajtur dhe për të njejtën ka njoftuar vet tetovari përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një video nga momentet e tij më të mira të karrierës, me një mesazh falenderimi për të gjitha klubet ku ishte pjesë e tyre ndër vite.
Ferhan Hasani do të mbahet mend si një nga futbollistët e talentuar dhe me potencial të madh. Karrierën e tij e kishte nisur te Shkëndija, teksa ka luajtur edhe në arenën ndërkombëtare të futbollit për klube si Volfsburgu, Brondbi, Al Read në Arabi, Helsinkin në Finlandë, Helsingorin në Danimarkë dhe Partizanin e Tiranës në Shqipëri.
Buba ishte në formën e tij më të mirë gjatë periudhës 2015-2018 kur Shkëndija shkëlqente në garat europiane, duke u përballur me klube të mëdha si Milani e Salzburgu dhe duke arritur tre herrë radhazi deri në play of të Liga Europës. Buba gjithashtu ka qenë pjesë e rëndësishme edhe e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe ishte pjesë e kualifikimit historik në Kampionatin Europian të futbollit që u zhvillua në vitin 2021.