Murtezani në takim me eurokomisaren Marta Kos

Murtezani në takim me eurokomisaren Marta Kos

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, vizitën dyditore të punës në Bruksel e përmbylli me takimin me Euro-komisioneren për zgjerim, Marta Kos. Në fokus të bisedës ishin përpjekjet reformuese të vendit në kontekst të dosjes evropiane dhe Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor.
Ministri Murtezani prezantoi progresin në zbatimin e Agjendës reformuese të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Qeveria po punon në mënyrë aktive për përmbushjen e qëllimeve reformuese dhe se zbatimi i suksesshëm i Agjendës reformuese do të jetë faktor i rëndësishëm në progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, si pjesë e procesit të aderimit. Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e vendit drejt zbatimit të plotë të rëndësisë së Planit të rritjes, i cili do të jetë temë kryesore e takimit të ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, në mars të këtij viti. Murtezani shprehu bindjen se Maqedonia e Veriut është e gatshme të vazhdojë me hapa konkretë që do ta afrojnë vendin drejt Unionit.

“Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar në interesat e saj strategjike për realizimin e suksesshëm të dosjes sonë evropiane. Jemi të gatshëm të ndërmarrim reforma të nevojshme dhe të fokusohemi në zgjidhje parimore që do të jenë në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Me stabilitet, progres dhe dialog konstruktiv do ta arrijmë qëllimin tonë – anëtarësim të plotë në Union”, theksoi MÇE Murtezani.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndryshimet kushtetuese në kontekst të sfidave në rrugën evropiane. Ata konstatuan se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë me rëndësi të jashtëzakonshme për progresin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se të gjitha zgjidhjet duhet të jenë në harmonizim me vullnetin e qytetarëve. U theksua gatishmëria për vazhdimin e dialogut konstruktiv dhe angazhimin me të gjithë partnerët për të siguruar rrugën e suksesshme drejt anëtarësimit në BE, të bazuar në parimet e stabilitetit, pajtimit dhe përgjegjësisë së përbashkët.

MARKETING