Izet Mexhiti në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”

Izet Mexhiti në SHBA për “Lutjet e Mëngjesit”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit”, e cila organizohet nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

MARKETING

Description of image

Ky është një nga eventet më të rëndësishme të vitit në Uashington, ku marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe personalitete me ndikim nga e gjithë bota. Pjesëmarrja e Mexhitit në këtë ngjarje vjen në kuadër të vizitave të tij të shpeshta në SHBA, të cilat konfirmojnë përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve me partnerin më të rëndësishëm strategjik të Maqedonisë së Veriut.

Së fundmi, Mexhiti ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, duke u bërë një nga zyrtarët e lartë nga rajoni që ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në politikën amerikane.

Vizita e tij në Uashington për “Lutjet e Mëngjesit” pritet të shfrytëzohet edhe për takime me zyrtarë të administratës amerikane dhe përfaqësues të Kongresit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

MARKETING