MPB dhe Europoli në aksion kundër falsifikimit të parave
Ministria e Brendshme, përmes Byrosë së Sigurisë Publike, po zhvillon një operacion për zbulimin e parave të falsifikuara.
Sipas informacioneve jozyrtare, në aksion janë përfshirë ekipe policore nga disa qytete të Maqedonisë së Veriut, si dhe pjesëtarë të Europolit dhe Interpolit, të cilët bashkëpunojnë me autoritetet vendase.
Operacioni fokusohet në kapjen e eurove të falsifikuara dhe zbulimin e një rrjeti kriminal ndërkombëtar që vepron në disa vende. Gjithashtu, hetimet synojnë identifikimin e vendeve të mundshme ku kryhet falsifikimi i parave.