(VIDEO) Partitë mbështesin bojkotin e marketeve nga qytetarët

(VIDEO) Partitë mbështesin bojkotin e marketeve nga qytetarët

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë sot se, nuk do të pranohet dhe tolerohet fitime të jashtëzakonshme në kurriz të qytetarëve. Ai tha se disa tregtarë indidvidualë dhe ata të cilët kanë zinxhir marketesh, po sillen në mënyrë të papërgjegjshme duke përfituar përmes çmimeve jashtëzakonisht të lartë të cilat i paguajnë qytetarët e kjo sipas tij, është sulm ndaj shtetit, qytetarëve dhe integritetit të përbashkët. Mickoski po ashtu njoftoi se, zinxhirët e marketeve Vero dhe Tineks, duke filluar nga sot do t’i nënshtrohen kontrolleve rigororoze, pas informatave të thëna dje, se u dërgojnë prodhuesve dhe furnizuesve të tyre marrëveshje të reja speciale, ku kërkojnë një zbritje shtesë prej 30 për qind.

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së

Sot dhe ditëve në vijim të dy zinxhirët e marketëve do t’i nënshtrohen kontrollit rigoroz, sepse sipas informatave që kemi, kemi rreth 20 mijë dyqane në zinxhirin e supermarketeve dhe duhet të kontrollohet thellësisht për të parë nëse ekzistojnë indicie të tilla. Por, njëkohësisht por edhe objekte të tjera tregtare do t’i nënshtrohen kontrolleve të këtilla sepse standardi i qytetarëve është prioriteti ynë”.

Edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka dalë sot me një njoftim, ku ka njoftuar se, mbështetë aksionin e qytetarëve për bojkotimin e marketeve.

Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre. Kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre. Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Vitet e fundit, qeveria e mëparshme toleroi tregtarët, të cilët për fitim shtesë përmes rritjes joreale të çmimeve janë pasuruar në mënyrë plotësuese në kurriz të qytetarëve. Kjo sjellje duhet të ndalet”.

Durmishi më tej ka shtuar se, Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren, kontrollon çmimet e produkteve dhe nëse ka rritje të paarsyeshme enorme të çmimeve do të miratojnë vendime dhe masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve. Ndërkaq, mbeshtetje për bojkotin e qytetarëve kanë shprehur edhe partitë opozitare BDI dhe LSDM.

Kujtojmë se, qytetarët kanë ngritur një iniciativë në rrjetet sociale, me të cilën ftohen të gjithë qytetarët që ditën e premte, 31 janar, të bojktohen të gjitha marketet, në shenjë revolte për rritjen e çmimeve në mënyrë të vazhdueshme viteve të fundit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING