(VIDEO) Politika në gjyqësor, Mickoski nuk heq dorë nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor
Kryeministri Hristijan Mickoski nuk heq dorë nga ideja e shfuqizimit të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve. Ai thotë se ky nuk ka qenë premtim i kësaj qeverie, por si një masë që duhet ndërmerret, marrë parasysh siç thotë besimin tejet të ulët të qytetarëve në sistemin gjyqësor. Nëse nuk ndërmarrim asgjë në këtë drejtim, shtoi ai do të tradhëtojmë besimin e qytetarëve.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nuk kemi premtuar. Por, kemi thënë që kjo do të jetë njëra ndër masat që do ta ndërmarrim në luftën e përmirësimit të sistemin gjyqsor dhe të prokurorisë në shtet sepse të gjithë do të pajtoheni se ky është një nivel ekstrem i ulët prej 2 për qind. Nëse ne qëndrojmë anash dhe në publik vetëm kritikojmë e asgjë nuk ndërmarrim, atëherë e kemi trathtuar besimin e qytetarëve. Qytetarët presion aksion nga ne. Po i shikojmë të gjitha mundësitë ligjore, ne si Qeveri nuk do të bëjmë asgjë që është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën”.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski tha se nuk ka bazë ligjore për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor. I vetmi vend ku parashikohet mënyra ose procedura për shkarkimin e një anëtari të Këshillit Gjyqësor sipas tij është Ligji për Këshillin Gjyqësor. Pra, siç tha shkarkimi bëhet këtu në Këshillin Gjyqësor dhe se nuk është ide e mirë të shkarkohen kolektivisht organet kolektive.
Qysh para se të vinte në pushtet, Hristijan Mickoski u zotua se do të shpërbëj Këshillin Gjyqsor dhe të Prokurorëve. Kjo ide e tij, është kundërshtuar vazhdimisht në opinion.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/