NBA/ “Marshon” Lakers, 4 suksese radhazi për kalifornianët, zhgënjen Boston

Tjetër mbrëmje magjike në basketbollin amerikan të hënën në mbrëmje teksa nuk munguan madje as surprizat.
Cleveland Cavaljers mbetet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 110-91 ndaj Detroit. Të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që fituan 112-107 në fushën e Charlotte. Mbrëmje magjike për Anthony Davis, që realizoi 42 pikë e 23 rebound, mbështetur edhe nga LeBron James me 22 pikë, me dyshen që vijon të tregojë performanca fantastike nga ndeshja në ndeshje, duke u kthyer në lojtarë për caktues në sukseset e Lakers.
Pas kohës shtesë fiton ekipi i Miami, që mundi 125-119 Orlando. Tyler Herro me 30 pikë u dallua për vendasit.
Fitore në sekondat e fundit për Phoenix, që falë 50 pikëve të dyshes Booker-Durant mundi 111-109 Clippers.
Zhgënjen Boston, që në fushën e tij u mund 114-11 nga Houston. Brooks me 36 pikë e Thompson me 22 u dalluan për miqtë.
Skuadra e Chicago triumfoi 129-121 ndaj Denver, sfidë ku kolektiviteti i Bulls bëri diferencën (7 lojtarë shënuan mbi 10 pikë).