FC Shkupi nis miqësoret me humbje ndaj Polonia Warszawa
FC Shkupi ka pësuar humbje në miqësoren e parë përgatitore të zhvilluar në Antalia, duke u mundur 0-2 nga skuadra polake Polonia Warszawa. Të dy golat u realizuan në pjesën e dytë, kur trajneri Alparslan Erdem eksperimentoi me formacionin dhe u dha hapësirë futbollistëve të rinj nga akademia e klubit.
Kjo miqësore shërbeu si një mundësi e vlefshme për testimin e lojtarëve dhe për të përgatitur ekipin për sfidat që e presin në vazhdim. FC Shkupi do të vijojë me përgatitjet në Antalia, ku janë planifikuar edhe ndeshje të tjera kontrolluese.