“S’ka krizë për Realin”, bëhet klubi i parë me mbi 1 miliard euro të ardhura brenda një sezoni

“S’ka krizë për Realin”, bëhet klubi i parë me mbi 1 miliard euro të ardhura brenda një sezoni

Real Madridi është bërë skuadra e parë e futbollit që gjeneroi mbi 1 miliardë euro të ardhura brenda një sezoni, sipas raportit vjetor të “Deloitte Football Money League”.

“Gjithsej, klubet e ‘Money League’ në 2023/24 gjeneruan një rekord prej 11,2 miliardë eurosh, një rritje prej 6 për qind nga sezoni 2022/23, me të ardhura rekord të ndeshjeve, reklamave dhe transmetimeve”, thuhet në raportin e publikuar sot.

“Në 2023/24, klubi mesatar i ‘Money League’ gjeneroi 560 milionë euro, të përbërë nga 244 milion euro (44 për qind) të ardhura komerciale, 213 milionë euro (38 për qind) të ardhura nga transmetimi dhe 103 milionë euro (18 për qind) të ardhura nga ditët e ndeshjeve”.

Deloitte shtoi se klubi spanjoll Real Madrid, me rinovimin e stadiumit të tij Santiago Bernabeu, rriti të ardhurat e tij nga biletat 103 për qind, për të arritur në 248 milionë euro. Klubi gjithashtu fitoi 316 milionë euro nga të drejtat e transmetimit dhe 482 milionë euro nga marrëveshjet e sponsorizimit.

Pasi përfundoi një sezon më parë me 831 milionë euro të ardhura, Real Madridi kaloi shifrën prej 1 miliard euro në sezonin 2023/24, një rritje prej 26 për qind.

Sipas raportit të fundit të “Deloitte Football Money League”, Manchester City renditet i dyti me 838 milionë euro, ndërsa Paris Saint-Germain siguroi vendin e tretë me 806 milionë euro të ardhura.

MARKETING