Fitore me përmbyjse e Barcelonës, Juventus barazim ndaj Brugge

Fitore me përmbyjse e Barcelonës, Juventus barazim ndaj Brugge

Fitore e pabesueshme e Barcelonës 4-5 në fushën e Benfikës, kur për pjesëm më të madhe të kohës vendësit kryesuan me dy gola diferencën. Vendësit realizuan që në minutën e dytë dhe kryesuan 4-2 deri në minutën e 78-të, por pikërisht në fundin e sfidës ‘blaugranat’ realizuan tri herë me Leëandoëskin, Eric Garcian dhe Raphinhan.

MARKETING

Description of image

Me këtë fitore Barcelona siguron kualifikimin mes tetë ekipeve më të mirë.

Nis me spektakël përballja e ‘Da Luz’ mes Benfikës dhe Barcelonës. Pa u mbyllur minuta e dytë e ndeshjes, mbrojtja katalane kapet në befasi dhe ndëshkohet nga Pavlidis me një goditje të saktë brenda zonës, 1-0

Zgjat rreth 10 minuta epwrsia e vendasve: Lewandoski shndërron në gol një 110-metërsh. Tjetër gol në “Da Luz”: rikthejnë epërsinë vendësit me Pavlidis në minutën e 22-të.

Pas shumë përpjekjesh, Raphinha shkurton diferencën në 3-2, rihapet ndeshjen. Mirëpo katër minuta më vonë Araujo realizon autogol, me rezultatin që shkon 4-2. Barcelona nuk i dorëzua dhe në fund realizoi tre gola me Lewandowskin (11-metërsh), Eric Garcian dhe Raphinhan.

Ndeshjet:

Atl. Madrid – Leverkusen     2-1

Benfica – Barcelona           4-5

Bologna – Dortmund         2-1

Club Brugge – Juventus   0-0

Crvena zvezda – PSV      2-3

Liverpool – Lille                2-1

S. Bratislava – Stuttgart   1-3   

MARKETING