(VIDEO) Rritet shporta e konsumit, për të kaluar muajin nevojiten 63.252 denarë

(VIDEO) Rritet shporta e konsumit, për të kaluar muajin nevojiten 63.252 denarë

Shporta minimale sindikale për 1 vit është rritur për 6 089 denarë apo 10,65% njoftoi kryetari I lidhjes së sindikatave të RMV-së Sllobodan Trendafilov. Ai thotë se shporta minimale sindikale për muajin janar 2025 është 63.252 denarë , ndërsa krahasuar me muajin e kaluar është rritur për 391 denarë. Me banesë me qira prej 60 metra katrorë për muajin janar shporta minimale sindikale është 78 627 denarë.

MARKETING

Description of image

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË

Ajo që është për tu shqetësuar është se pjesa e ushqimit dhe pijeve, kryesisht vlera e tyre në vend që të zvogëlohet më së paku për 10%, përqindje që tregtarët e pandërgjegjshëm premtuan që do t’i zvogëlojnë për t’i ndihmuar qytetarët për festa është rritur për të gjitha 63 priduktet ushqimore që I ka përllogaritur Lidhja e Sindikatave në shportën minimale për 123 denarë. Është shqetësuese ajo që nga janari I vitit të kaluar deri tani, pra për 12 muaj shporta minimale sindikale në pjesën e ushqimit dhe pijeve është rritur për 10.43% ”.

Trendafilov vlerëson se inflacioni në vend është mbi 10%, sipas rezultateve të shportës minimale të sindikatës, dhe jo 3.5%. Ai thotë se çmimet e produkteve u ulën në mënyrë fiktive, dhe tregtarët u pasuruan në kurriz të qytetarëve.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË

Tregtarët janë të pangopur sepse shfytëzuan çdo mundësi për tu pasuruar më tej. Ajo që tani po premtojnë se do t’i mbajno ato çmime të produkteve bazë në muajt e ardhshëm është një mashtrim në mënyrë që mos ti’ ulin çmimet e produkteve të cilat po bien në bursat botërore. Sipas analizave të gazetarëve, vitin e kaluar çmimi i drithërave është ulur për 13,6%, ndërsa për këtë muaj çmimi i bukës është ulur për vetëm një denarë nga 33 në 32 denarë, nuk ka ulje të çmimit të miellit, makaronave, kripës, vajit, uthullës, kafes turke, qumësht, gjalpit , gjizës etj””.

Qeveria duhet të rrisë pagën minimale dhe të sjellë masa pa i diskutuar me tregtarët, nëse vërtet dëshiron tu del në ndihmë qytetarëve, tha Trendafilov.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING