Gaza, nxirren 66 kufoma të palestinezëve nga rrënojat pas arritjes së armëpushimit

Gaza, nxirren 66 kufoma të palestinezëve nga rrënojat pas arritjes së armëpushimit

Ekipet e mbrojtjes civile në Rripin e Gazës nxorën nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara kufomat e 66 palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite, raporton Anadolu.

Në një deklaratë, Mbrojtja Civile njoftoi se 58 kufoma u gjetën në pjesën jugore të Gazës, ndërsa tetë kufoma të tjera u nxorrën nga rrënojat në Gazën veriore.

Agjencia tha se ekipet e mbrojtjes civile dhe vullnetarët vazhdojnë të kërkojnë në rrënojat për më shumë të vrarë, përkundër mungesës së makinerive.

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza hyri në fuqi të dielën, duke pezulluar luftën gjenocidale të Izraelit ku janë vrarë rreth 47 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe janë plagosur mbi 110.700 të tjerë që nga 7 tetori 2023.

Marrëveshja e armëpushimit prej tre fazash përfshin shkëmbimin e të burgosurve dhe ndërprerjen e armiqësive, duke synuar një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Sulmet izraelite ka lënë më shumë se 11 mijë njerëz të zhdukur, shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve, në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në nëntor lëshoi ​​urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në Gaza.

MARKETING