Sulmohet fizikisht një mjek në Spitalin Klinik të Tetovës
SPB njofton se dje është sulmuar një mjek në Spitalin Klinik në Tetovë.
“Me datë 19.01.2025 në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin B.B. (28) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në Spitalin Klinik të Tetovës e ka sulmuar fizikisht mjekun N.A.(47) nga fshati Xhepçisht i Tetovës.
B.B. është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.