QMK: Janë shpëtuar turistët nga Turqia që ishin bllokuar në Matkë
Turistët turq që ndodheshin përballë restorantit “Kanioni i Matkës” mbrëmë janë transferuar të sigurt përmes liqenit. Qendra për Menaxhim me Kriza sot informoi se dje në numrin 112 turistët kanë raportuar se nuk mund të lëviznin në errësirë dhe se kishin nevojë për ndihmë për të kaluar në anën tjetër ku ndodhet lokali dhe shtegu i këmbësorëve.
“Për këtë nevojitej një mjet lundrues (varkë). QMK rajonale Shkup, në koordinim me institucionet nga Sistemi për menaxhim, njoftoi se për këtë menjëherë është njoftuar Stacioni Policor i Sarajit dhe Komuna e Sarajit dhe sipas reagimeve, për rreth një orë shtetasit e huaj janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin dhe më pas u transferuan në mënyrë të sigurt përtej liqenit, përkatësisht akumulimi Matkë”, informoi QMK.