Bie pre e mashtrimit 73 vjeçarja nga Shkupi, i merren 130 mijë denarë

Bie pre e mashtrimit 73 vjeçarja nga Shkupi, i merren 130 mijë denarë

Qytetarja nga Shkupi, R.S (76) dje është mashtruar për 130.000 denarë.

MARKETING

Description of image

Ajo mori një telefonatë nga një femër dhe një mashkull, të cilët i thanë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku – kishte goditur një fëmijë dhe duhej të shkonte në burg.
Duhej t’u jepte paratë për të liruar vajzën e saj.

Siç njofton MPB, S.R. Rastin e ka raportuar dje në ora 18:30 në SPB Shkup.

Po atë ditë, rreth orës 14:00, ajo ka marrë një telefonatë dhe është pajtuar me autorët në zonën e Draçevës që t’i dorëzojnë 130.000 denarë, por shumë shpejt ka kuptuar se ishte mashtruar.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

MARKETING