Netanyahu pranon marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, pritet të firmoset sot nga kabineti qeverisës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se është arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Njoftimi erdhi një ditë pasi zyra e Netanyahu tha se kishte pengesa të minutës së fundit në bisedimet për lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, shkruan Sky News.
Netanyahu tha se do të mblidhte kabinetin e tij të sigurisë të premten dhe më pas qeverinë për të miratuar marrëveshjen.
Të enjten, Izraeli shtyu votimin për armëpushimin, duke fajësuar se Hamasin për mospajtime në minutën e fundit, teksa tensionet në rritje brenda koalicionit qeverisës të Netanyahut shtuan shqetësimet për zbatimin e marrëveshjes.
Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ndërmjetësi, Katari, kishin njoftuar se marrëveshja ishte e përfunduar.