(VIDEO) Ilire Dauti jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit

(VIDEO) Ilire Dauti jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit

“Nuk më mban me zor Afrim Gashi ti mua kryetare të komisionit. Nuk më mban me zor Nikolla Micevski hesht aty, hesht aty dhe vetëm mund të dëgjosh”

Seanca e sotme plenare ka kaluar në përplasje dhe tensione mes deputetëve të Frontit Evropian dhe kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi. Shkaku i këtyre tensioneve, ka qenë dorëheqja e deputetes Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale dhe Demografi. Ajo dorëzoi sot dorëheqjen e saj në Kuvend, me çka kërkoi fjalë për të elaboruar dorëheqjen. Megjithatë, Gashi nuk i lejonte që të elaborojë dorëheqjen e saj.

Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të RMV-së

“Në bazë të rregullores, në seancën e radhës ajo do të konstatohet”

Por, Dauti insistonte se rregullorja ia lejon një gjë të tillë.

Ilire Dauti, Deputete

“Ka mundësi të marrësh rregulloren, ta lexojsh pikërisht nenin 121 paragrafet me radhë dhe do ta kuptoni se sa po jeni duke shkelur dhe duke thyer nenin përkatës, sepse seanca në të cilën ju jeni obliguar që të më jepni fjalën për të arsyetuar dorëheqjen time është pikërisht kjo seancë”.

Me që Gashi, vazhdonte të insistonte që me këtë akt Dauti po shkell regulloren, kjo e fundit dhe deputetët e Frontit Evropian bllokuan foltorën e Kuvendit, gjë që detyroi kryeparlamentarin të ndërpret seancën përkohësisht. Pas pauzës, Gashi ia dha fjalën deputetes Dauti.

Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të RMV-së

“Rregullorja është e qartë se po thehet, megjithatë po e bëjmë një përjashtim në këtë rast për shkak të teatrit. Në bazë të nenit 59 paragrafi 2, deputeti dorëheqjen e paraqet personalisht në seancë të Kuvendit  dhe të njëjtën mund ta arsyetojë”.

Dauti në elaborimin e saj, e ka quajtur kontradiktore situatën rreth interpelancës së saj, ndërsa ka akuzuar me fjalë të ashpra koalicionin shqiptar në pushtet, duke e quajtur atë servil të partive maqedonase.

 Ilire Dauti, Deputete e Frontit Evropian

“Duke e mbyll fjalën time e duke kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin dua t’ju them – ecni more bahuni, shporruni, siç u shporrët edhe nga kjo seancë, sepse mendimi juaj për sa kohë që nuk e dini për veten se çfarë duhet të bëheni  nuk më duhet. S’jeni të vetëdijshëm sa e çfarë mundem të durojë unë, por nënshtrimin te ju assesi. E ti, i panderuar Afrim Gashi, dil edhe tregoju shqiptarëve se çfarë të duhet konkluza që nxorre në votim”.

Dorëheqja e Dautit vjen pasi të premten e kaluar me shumicë votash deputetët miratuan interpelancën kundër saj, të inicuar nga Levica për shkak se Dauti paraprakisht kishte bllokuar ligjin për “branitellat”, sepse kërkonte që në të, të përfshiheshin edhe ish pjesëtarët e UÇK-së.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING