(VIDEO) Qyra: Jemi për një marrëveshje xhentëllmene me kompanitë dhe qeverinë

(VIDEO) Qyra: Jemi për një marrëveshje xhentëllmene me kompanitë dhe qeverinë

Ka përfunduar masa “Shporta e Vitit të Ri” e cila zgjati një muaj dhe uli çmimet e disa produkteve ushqimore. Autoritetet shprehen të kënaqur me “Shportën e Vitit të Ri” pasi sipas tyre ka ndikuar dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve në muajin dhjetor janë ulur krahasuar me muajin nëntor.

Kryetari i Odës Ekononime Veri-Perëndimore, Mendi Qyra,  tha se ata si Odë gjithmonë mbajnë qëndrimin që të funksionojë  tregu i lirë dhe në këtë drejtim, ai tha  janë gjithmonë që me një marrëveshje xhentëllmene me kompanitë dhe Qeverinë të ketë çmime të favorshme për produktet kryesore të cilat i shfrytëzojnë qytetarët.

MENDI QYRA, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE VERI-PERENDIMORE

“Ata e kanë pritur pragun deri më 15-tin, tani a do ti rrisin, nuk e di, është mirë të mos i rrisin. Apeli jonë është që mos ti rrisin për arsye se janë produkte të rëndësishme për qytetarët dhe isntistojmë që të mbesin të njejta. Tani se si do të mbajnë ata, ne e kemi pasë marrëveshjen për një muaj, nëse vazhdohet tutje, nëse bëhet njdonjë propozim nga Qeveria, sigurisht që do të ulemi dhe do të thërasim antarët tanë për ta mbajtur një çmim më të volitshmë për qytetarët”.

Ndërkaq, sa i përket rritjes së pagës minimale, Qyra tha se ajo patjetër duhet të rritet.

MENDI QYRA,KRYETAR I ODËS EKONOMIKE VERI-PERENDIMORE

“Si propozim e kemi pasur që ja kemi bërë edhe Qeverisë së kaluar vazhdojmë ta potencojmë edhe tani që paga minimale patjetër të rritet duke pasur parasysh problematikat e fuqis punëtore janë shumë deficitare dhe në këtë drejtim gjithmonë do të qëndrojmë që paga minimale të rritet deri në 31.500 pa i zvogëluar kontributet, por të mbeten siç janë”.

Kujtojmë se të  dhënat statistikore për muajin dhjetor në fushën e kostove të jetesës tregojnë se ka rritje prej 4.4 për qind në bazë vjetore dhe 3.5 për qind në bazë mujore. Çmimet me pakicë u rritën me 4.3 për qind në vit, ndërsa me 3.8 për qind në muaj.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING