Përkohësisht është çkyçur Blloku 1 nga REK Manastir
Blloku 1 nga REK Manstir është çkyçur përkohësisht nga rrjeti elektroenergjetik. Sipas informatës nga SHA EMV, çkyçja është e karakterit preventiv.
“Njëherit, në kushte të lagështisë tejet të madhe tek thëngjilli i deponuar për shkak të reshjeve intensive të borës, fuqi e nevojshme e terrmo blloqeve mund të arrihet vetëm me shfrytëzim të sasive të mëdha të mazutit – që mund të çojë drejt punës së çekuilibruar të kaldasë. Duke pasur parasysh se pritet stabilizim i motit dhe me atë edhe përmirësim i cilësisë së thëngjillit, ndërprerja nuk do të jetë më e gjatë se disa ditë”, ceket në informatën nga SHA EMV.
Nga atje shtojnë se do të vazhdojë prodhimi nga TE Manstir 3, EMV Energjetika – Kogel, hdirpotenciali i disponuehsëm dhe parku i erës Bogdanci, në pajtim me nevojat e Furnizuesit universal.