Në Berovë më ftohtë, më ngrohtë në Gjevgjeli
Temperaturë më e ulët – 2 mëngjesin e sotëm është matur në Berovë, përderisa me 8 gradë Celsius më ngrohtë është në Gjevgjeli.
Në Kodër të Diellit dhe në Kriva Pallankë 0 gradë, 1 në Vinicë, 3 gradë në Manastir dhe Llazaropolë, 4 Shtip, Tetovë, Krushevë, Kavadar, Kumanovë dhe Hanet e Mavrovës, 5 Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Prilep dhe Demir Kapi, 6 Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles dhe 7 gradë në Pretor.
DPHM informon se shtresa e borës në orën 7 është 38 centimetra në Kodër të Diellit dhe 23 në Hanet e Mavrovës.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta në disa lugina. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet më të larta borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët jugperëndimore erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm, paradite me paraqitje të mjegullës, ndërsa në fund të ditës me shi të dobët të kohëpaskohshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë.