(VIDEO) VMRO përvesh mëngët për zgjedhje, në maj publikon kanidatët për kryetar komunash
VMRO i është përveshur punës për zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Emrat e kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e VMRO-së, do të publikohen në gjysmën e dytë të muajit maj. Kështu bëri me dije sot kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë një promovimi të një çerdhe dhe salle sportive, në komunën e Shtipit.
Ai tha se ende nuk kanë vendim konkret për emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, por siç u shpreh, janë duke i bërë diskutimet brenda partiake dhe se nga ana e komiteteve të komunave tashmë kanë arritur propozim-emra, të cilat duhet të gjenden në anketat dhe matjet e ardhshme.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Kryetari i Shtipit Ivan Jordanov ka bërë ndryshim të madh, krahasuar me paraardhësit e tij dhe kështu pres që të vazhdoj edhe në periudhën para nesh. Kurse, sa i përket kandidatëve të tjerë, në komuna tjera, ende si parti nuk kemi sjellur vendim përfundimtar, se cilat do të jenë emrat. Për momentin në vazhdim janë diskutimet brenda partiake dhe nga ana e komiteteve komunale po vijnë propozim emra”.
Anketat tha kryeministri do të fillojnë të realizohen në gjysmën e dytë të muajit janar dhe pritjet janë që në maj të publikohen deri 90% e rezultateve.
Këtë vit përfundon mandati katër vjeçar i kryetarëve të komunave dhe në gjysmën e dytë të vitit pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Zgjedhjet e fundit në nivel lokal, VMRO fitoi shumicën e komunave.
Emine Ismaili /SHENJA/