Granit Xhaka pëson një lëndim, në dyshim për ndeshjen ndaj Borussia Dortmund
Granit Xhaka ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe mund të mungojë në ndeshjen e së premtes ndaj Dortmund.
Mesfushori shqiptar ka lënduar kyçin e këmbës gjatë stërvitjes, duke lënë dyshime rreth pjesëmarrjes së tij në këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.
Të martën, Granit Xhaka duhej të largohej para kohe nga stërvitja. I transportuar jashtë fushës me një karrocë golfi nga mjeku i klubit, ekzaminimet fillestare fatmirësisht përjashtuan një dëmtim të rëndë. Megjithatë, koha deri në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit duket e shkurtër për t’i dhënë mundësi atij të rikuperohet plotësisht.
Vendimi për pjesëmarrjen e tij do të varet nga evolucioni i dhimbjes dhe gjendja e kyçit të këmbës së tij në ditët në vijim. Xhaka pritet të bëjë testin përfundimtar në stërvitje këtë të enjte ose të premte me kusht që ënjtja të jetë qetësuar. I njohur për aftësinë e tij luftarake, 31-vjeçari do të humbasë ndeshjen vetëm nëse rikthimi në fushë është krejtësisht i pamundur.