(VIDEO) MASH sot do të paguajë 120 milionë denarë për transportin falas për studentët

(VIDEO) MASH sot do të paguajë 120 milionë denarë për transportin falas për studentët

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka njoftuar se në Ndërmarrjen e Transportit Publik sot do të paguhen 120 milionë denarë për transport falas për studentët dhe pensionistët. Ajo theksoi se menjëherë mund të vazhdohet zgjatja e biletave.  Sipas Janevskës ky është një lajm tejet i mirë për të gjithë studentët që duhet të japin provim në sezonin e janarit.

Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Çështja e transportit të studentëve është zgjidhur. Sot do të paguhen 120 milionë, që është lajm i mirë për të gjithë studentët që duhet të japin provim në sezonin e janarit”.

Herën e fundit që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka paguar mjete NTP-së ka qenë në vitin 2021 , kur janë paguar dy milionë euro, dhe që atëherë nuk është marrë asnjë vendim për transportin e subvencionuar.

Nga viti 2022 e deri më sot, Qeveria nuk ka marrë vendim për ofrimin e transportit të rregullt të subvencionuar për studentët, dhe NTP në mënyrë të pavarur ka vendosur që të vazhdojë transportin e studentëve falas.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING