(VIDEO) E etiketuan si nacionalist, Mickoski: Shërbimet e regjimit të kaluar më kanë përndjekur!

(VIDEO) E etiketuan si nacionalist, Mickoski: Shërbimet e regjimit të kaluar më kanë përndjekur!

Kryeministri Hristijan Mickoski zbulon se shërbimet e sigurisë të udhëheqësisë së kaluar e kanë përndjekur atë personalisht dhe familjen e tij, përfshirë edhe djalin e tij të mitur. Për këtë ai kërcënoi se do të kërkoj përgjegjësi. Duke shpalosur detaje nga rasti “Cilindri” shërbimet e sigurisë sipas Mickoskit e kanë prezantuar atë rrejshëm si organizator dhe financues të “Formacionit ushtarak parapolicor”, formacion i disa qytetarëve ekstremist radikalist dhe me bindje nacionaliste.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Si e kanë bërë këtë? E kanë shpikur një burim në rastin “Cilindri”, i cili sipas tyre jep informacione konfidenciale. Diku në fillim të vitit 2020, çuditërisht kjo korrespodon me zgjedhjet, i cili thotë, kujdes maqedonas ekstremist radikalist dhe shtetas me bindje nacionaliste kanë për qëllim para zgjedhjeve të frikësojnë dhe kërcënojnë qytetarë për të marrë mbështetje nga VMRO-DPMNE. Porositës dhe financues i këtij formacioni është Hristijan Mickoski”.

Përndjekja e tij thotë se ka vazhduar edhe më tej, në vitin 2021, vit i cili përkon me zgjedhjet lokale.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“I njejti burim thotë se unë jam parë me dy gra në Vodno dhe se si kam ecur në shoqërinë e tyre dhe deri sa ecim më prezantojnë informacione të interesit tim politik. E deri sa eci, burimi ‘cilindër’ mua më fsheh. Njejtë para zgjedhjeve, burimi tani fiton emrin ‘Xhoker’ thotë se në Manastirin ‘Joakim Bigorski’ takimi im me përfaqësues politik nuk ka qenë i rastësishëm, por ka qenë takim për të cënuar sigurinë dhe stabilitetin e Maqedonisë”.

Mickoski kërkon që përmes reformave njëherë e përgjithmonë të ju vihet fund keqpërdorimeve të shërbimeve të sigurisë. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

 

MARKETING