Administrata siriane: Irani duhet të respektojë vullnetin e popullit të Sirisë
Ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme siriane, Asaad Hassan al-Shibani tha se Irani duhet të respektojë vullnetin e popullit sirian, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, transmeton Anadolu.
Në një postim nga llogaria e tij në X, Shibani e ftoi Iranin të respektojë vullnetin e popullit sirian, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.
“Irani duhet të respektojë vullnetin e popullit sirian, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Ne paralajmërojmë Iranin që të shmang përhapjen e kaosit në Siri dhe i mbajmë përgjegjës ata për pasojat e deklaratave të tyre të fundit”, tha ministri Shibani.