Goran Pandev largohet nga Brera!

Goran Pandev largohet nga Brera!

Goran Pandev ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit te skuadra Brera Strumicë. Lajmi është konfirmuar dhe publikuar nga vet klubi nga Strumica, të cilët komunikojnë largimin e Pandevit nga ky post, i cili për shkak angazhimit si drejtor sportiv i të gjitha ekipeve përfaqësuese të Maqedonia është tërhequr nga numri një i klubit që mos të ketë konflik interesi në të ardhmen. “Gjithmonë kam folur për zhvillimin e futbollit dhe se duhet të përkushtohemi seriozisht për përparimin e klubeve dhe ekipeve përfaqësuese. Besoj se drejtuesit i ri të federatës do të japë atë kontribut që do të na bëjë të gjithëve krenarë” ka thënë Pandev. Kujtjmë se Brera Strumica e mbylli gjysmësezonin vjeshtor në pozitën e 8-të me 19 pikë të tubuara.

MARKETING