ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të tij në rrjetin e ujësjellësit

ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të tij në rrjetin e ujësjellësit

Pasi Instituti për Shëndet Publik paraprakisht dha udhëzime për përgatitje për qytetarët, punonjësit shëndetësorë dhe objektet hotelierike në kuadër të ndërprerjes aktuale të ujit, sot përmes një komtese jep rekomandime për qytetarët pas uji të lëshohet në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas Institutit rreziqet ndaj shëndetit mund të paraqiten jo vetëm gjatë mungesës së ujit, por edhe pas lëshimit në përdorim të ujit të pijshëm në rrjetin e ujësjellësit, përkatësisht pas riparimit të defektit.

Si masë kujdesi, Instituti i Shëndetit Publik apelon që qytetarët të mos e konsumojnë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit deri në 1 orë.

Mund të pritet që uji të ndryshojë ngjyrën dhe është e domosdoshme që të lihet rrjedhja e ujit nga çezmat për disa minuta.

MARKETING