Trump kër’cënon BE-në me tarifa nëse blloku nuk rrit importin e karburanteve nga SHBA

Trump kër’cënon BE-në me tarifa nëse blloku nuk rrit importin e karburanteve nga SHBA

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa ndaj Bashkimit Evropian (BE) nëse blloku nuk rrit importet e karburanteve fosile nga SHBA, transmeton Anadolu.

“I thashë Bashkimit Evropian se ata duhet të plotësojnë deficitin e tyre të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara me blerjen në shkallë të gjerë të naftës dhe gazit tonë. Përndryshe, do të ketë tarifa”, tha Trump në rrjetet sociale.

Kërcënimet për tarifa paraqesin episodin e fundit të retorikës së ashpër ekonomike nga Trump, pasi ai gjithashtu kishte zotime të ngjashme ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së. Ai është zotuar gjithashtu të vendosë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha importet globale, si dhe një tarifë prej 60 për qind për mallrat nga Kina.

Tregtia e SHBA me BE-në vlerësohet në 1,3 trilion dollarë në vitin 2022, megjithëse përfshinte një deficit tregtar prej 131,3 miliardë dollarësh atë vit, sipas shifrave zyrtare të qeverisë amerikane.

SHBA mbetet destinacioni më i madh për eksportet e BE-së, duke zënë gati një të pestën e totalit të eksporteve të BE-së, teksa është burimi i dytë më i madh i mallrave të importuara, sipas agjencisë zyrtare të statistikave evropiane.

MARKETING