Siri, në një su’lm ajror amerikan vri’tet kreu i DE’ASH-it

Siri, në një su’lm ajror amerikan vri’tet kreu i DE’ASH-it

SHBA njoftoi se ka vrarë liderin e grupit terrorist DEASH, Abu Yusif, në një sulm ajror në Sirinë lindore, transmeton Anadolu.

“Më 19 dhjetor, Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kryen një sulm ajror preciz duke shënjestruar liderin e DEASH-it, Abu Yusif, i njohur si Mahmud, në provincën Dayr az Zawr, Siri që rezultoi në dy operativë të ISIS-it të vrarë, duke përfshirë Abu Yusif,” tha një CENTCOM, duke shtuar:

“Ky sulm u krye në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi sirian dhe rusët”.

Gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i CENTCOM-it, tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të parandaluar grupin terrorist që të përfitojë nga paqëndrueshmëria në Siri për t’u rigrupuar ose zgjeruar.

“Siç u tha më parë, Shtetet e Bashkuara, duke punuar me aleatët dhe partnerët në rajon, nuk do të lejojnë DEASH-in të përfitojë nga situata aktuale në Siri dhe të rindërtohet”, tha Kurilla, duke shtuar:

“Ne do të shënjestrojmë në mënyrë agresive këta udhëheqës dhe operativë, përfshirë ata që përpiqen të kryejnë operacione jashtë Sirisë”.

Ky zhvillim erdhi një ditë pasi Pentagoni njoftoi se ka 2.000 trupa amerikane në Siri, më shumë se dyfishi i numrit që kishte pasur më parë.

Zëdhënësi Pat Ryder tha se përveç 900 trupave që u vendosën në Siri në një bazë afatgjatë për të ndihmuar në operacionet kundër DEASH-it, 1.100 të tjerë u dërguan në një bazë “të përkohshme” për të ndihmuar në “plotësimin e kërkesave të ndryshme të misionit” në luftën kundër DEASH-it.

MARKETING