Barça është ferri i Diego Simeones, nuk e ka mundur kurrë në transfertë
Të martën e kaluar, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta bëri thirrje që “Montjuiç” të jetë plot këtë të shtunë për vizitën e Atletikos së Madridit, rival direkt për titullin në La Liga.
Dhe jo vetëm që tifozët do të përgjigjen duke e kthyer stadiumin Olimpik në një ferr për ekipin e Simeones, por statistikat janë dërrmuese në anën e katalanasve: Simeone nuk e ka mundur kurrë Barcelonën në shtëpi në La Liga. Stadiumi “Montjuiç” po bëhet gati të përjetojë një mbrëmje gala. Stadiumi me një kapacitet mesatar këtë sezon prej 45,050 spektatorësh arriti rekordin në Liga në derbin kundër Espanjolit, në të cilin ishin 48,843 ndjekës në tribuna.
Rekordi absolut ishte në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Bajernit, në të cilën ishin 50,312 të pranishëm Ndeshja ndaj bardhekuqve në sezonin e kaluar tërhoqi 34.568 të pranishëm, por këtë të shtunë pritet të jetë ndryshe. Dhe jo vetëm sepse do të jetë dhe takimi i fundit për vitin 2024. Këtë të shtunë, parashikimi është që kjo shifër të përmirësohet ndjeshëm. Ka shumë në lojë, mbi të gjitha vendi i parë në La Liga.
SIMEONE, “I MOHUAR” NË BARCELONË – Barça luan me faktorin “fushë” në favor të saj ndaj Atletikos së Madridit. Katalanasit nuk kanë humbur ndaj “Colchoneros” në shtëpi në Ligë që nga sezoni 2005-2006. Në fakt, Simeone nuk i është imponuar asnjëherë katalanasve në Barcelonë. Trajneri argjentinas, i cili është në drejtimin e stolit të Atletikos që nga dhjetori i vitit 2011, është takuar me katalanasit në 25 ndeshje në turneun e rregullt kombëtar, me një rekord prej dy fitoresh, shtatë barazime dhe 16 humbje.
Dy fitoret kanë qenë në Madrid. Në Barcelonë, ai ka pësuar tetë dështime dhe ka marrë vetëm katër barazime. Ata nuk kanë shënuar që nga ndeshja e javës së 35-të të sezonit 2020-2021, në të cilën rezultati u mbyll në 0- 0. Por barazimi më i kujtuar është, pa dyshim, ai i sezonit 2013-2014, rezultati 1-1 në ndeshjen e fundit të kompeticionit i lejoi Atletikos të fitonte titullin në La Liga pas 18 vitesh.