Toshkovski: Në aksionin e parë është shkatërruar një grup terr’orist, kanë synuar sulme në objekte publike
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencë për media ka folur për tre aksione policore që janë zhvilluar këto ditë.
Toshkovski, tha se sektori për luftë për terrorizëm më 15.12.2024 ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave të Strugës dhe Gostivarit, për veprën penale organizim terrorist.
Ai më pas, se i denoncuari i parë ka organizuar rrjet terrorist ku kanë marrë pjesë edhe të akuzuarit tjerë, ndërsa sipas tij, qëllimi ka qenë sulmi ndaj objekteve publike në Maqedoni.
“I denoncuari i parë ka shpërndarë material propagandues në rrjetin telegram dhe ka rekrutuar anëtar të ri, ka tentuar të blej armë, të ndërtoj mjete shpërthyese të cilat më pas do t’i përdornin”, tha Toshkovski, raporton SHENJA.