18 persona të një grupi krim’inel po hetohen, kanë paguar deri në 250 mijë euro për vra’sje
Procesi para-hetimor të cilin e ka zbatuar Prokurori Publik së bashku me Qendrën Hetuese nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa e cila ka rezultuar me aksion policor gjatë ditë së djeshme, ka shkatërruar grupin kriminal.
Aksioni është zhvilluar në rajonin e komunës së Çairit, Haraçinës, Shutkës, Butelit dhe Studenicanit.
Janë kryer bastisje në 30 lokacione, dhe janë gjetur sasi të mëdha të parave, ari, armë dhe jete tjera, ndërsa janë privuar nga liria katër persona, ndërsa një person vet është paraqitur në polici.
Njësitë e MPB-së dhe armata e RMV-së ende po veprojnë në disa lokacione për të gjetur materiale provuese dhe objekte që do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.
Prokurori publik i çështjes sot ka lëshuar Urdhër për fillimin e një procedure hetimore kundër 18 personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se 14 prej tyre, si porositës, ndihmës ose ekzekutues të drejtpërdrejtë, kanë kryer veprën penale të Vrasjes. Nga këta, 12 persona dyshohen gjithashtu për veprën penale Organizatë kriminale, ndërsa pesë prej tyre edhe për veprën penale Vepra të rënda kundër sigurisë publike. Katër personat e mbetur akuzohen për veprën penale Shtrëngim.
Sipas përshkrimit në dispozitivin e urdhrit, i dyshuari kryesor, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg, së bashku me katër persona të tjerë, nga të cilët dy janë në paraburgim, një është i privuar nga liria dhe një tjetër ka ndërruar jetë, kanë krijuar një grup me qëllim kryerjen e veprës penale vrasje. Pjesëtarë të grupit janë bërë të dyshuarit e tjerë, persona të paidentifikuar dhe persona tashmë të vdekur.
Organizatorët e grupit kriminal hartonin plane dhe merrnin vendime për atë se kush, ku, kur dhe në çfarë mënyre do të eliminohej. Vendimet zbatoheshin nga vetë ata ose përmes anëtarëve të tjerë të grupit, duke paguar shuma që varionin nga 10,000 deri në 250,000 euro për një vrasje.