Donald Trump shpallet për herë të dytë “Personi i Vitit” nga revista Time

Donald Trump shpallet për herë të dytë “Personi i Vitit” nga revista Time

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, është shpallur personi i vitit nga revista TIME.

Trump mori titullin edhe në vitin 2016, pas fitores së tij të parë në zgjedhjet presidenciale, dhe tani i bashkohet grupit të njerëzve që janë zgjedhur dy herë. 

Grupi përfshin tre presidentët e fundit me dy mandate: Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama.  

(Franklin D. Roosevelt është i vetmi person që i është dhënë titulli tre herë.) 

Trump ka pasur një marrëdhënie të ‘stuhishme’ me revistën Time. Pasi u emërua personi i vitit në vitin 2016, ai e përshkroi revistën si një botim “shumë të rëndësishëm” dhe tha se i kishte dhënë një “nder të jashtëzakonshëm”. 

Por Trump, i cili kishte fituar një garë polarizuese presidenciale, në të cilën ai humbi votën popullore, u përplas me revistën, e cila e përshkroi atë si “president i shteteve të ndara të Amerikës”. 

MARKETING