Sela: Ftoj qytetarët t’i bashkohen ‘Rojës së gjuhës’, nuk lejojmë Mickoskin të nëpërkëmbë të drejtat tona

Sela: Ftoj qytetarët t’i bashkohen ‘Rojës së gjuhës’, nuk lejojmë Mickoskin të nëpërkëmbë të drejtat tona

“U konsultuam me Frontin Europian, qytetarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe, nuk lejojmë Mickoski të nëpërkëmb të drejtat tona”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit të krerëve të Frontit Europian, të mbajtur në Reçicë.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese. Ndërkaq, sa i përket deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të koalicionit VLEN, të cilët thonë se nuk ka nevojë për shqetësim në lidhje me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja, Sela tha se kështu njejtë kanë deklaruar edhe për ligjin e Balansuesit, se do të ketë ligj, ndërsa sot e kësaj dite nuk ka ligj”.
“Këto deklaratë të Mickoskit janë në mënyrë që me të vërtet mos të shqetësohemi, dhe të realizojë planin e tij për të na shtypur ne, ndërsa deklarata e VLEN-it që i bëjnë iso Mickoskit, janë deklarata të pakuptimta, nëse me të vërtet janë ashtu siç deklarohen, marrin plot kuptim kur sheh se ata janë në shërbim, janë servila, të zgjedhur të Mickoskit, nën diktat, janë duke i përsëritur këto deklarata që mos të shqetësohemi. Kur të shkelet e drejta, e përdorimit zyrtar të gjuhës, është objekt shqetësimi për çdo qytetar. Po unë do u them le të shqetësohen shqiptarët, në mënyrë që mos të na shfuqizojnë gjuhën, kështu thoshin edhe për Balancuesin, mos shqetësohemi, do të ketë ligj, sot e kësaj dite nuk ka ligj”, ka deklaruar Ziadin Sela.

MARKETING