(VIDEO) Të rinjtë e VLEN-it ironizojnë me letrën shqetësuese të BDI-së
Të rinjtë e koalicionit VLEN kanë organizuar sot një parodi ku kanë ironizuar “letrën urgjente të shqetësimit” të Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila iu ishte drejtuar përfaqësuesve të SHBA-vë, BE-së dhe NATO-s. Gjatë këtij inskenimi, është vënë në lojë qëndrimi i BDI-së se gjatë këtyre dekadave, ata kanë punuar me përkushtim.
VLEN
“Për më shumë se dy dekada, kemi siguruar për vete dhe të afërmit tonë biznese shumë fitimprurëse siç janë pompat e benzinës, hidrocentrale të vogla, qendra tregtare, toka të vlefshme bujqësore e ndërtimore sidomos në zonat ku ka plane për ndërtime strategjike e fitimprurës, komplekse të mëdha moderne banesore, por po ashtu kemi themeluar edhe shumë e shumë kompani të cilat kanë ndërtuar rrjete të qëndrueshme dhe ndikim në ekonominë e vendit, në mënyrë që jeta e begatë dhe lluksi të mos na hiqen asnjëherë nga jetët tona”.
Në këtë parodi është përmendur edhe kompania SORAVIA e blerë nga djali i vëllaut të Ali Ahmetit, DRINI, me shumë prej 23 milionë euro.
VLEN
“Tani, kam shqetësime kredibile se ky “përfitim madhor nga Marrëveshja e Ohrit” rrezikohet nga organet e drejtësisë, prandaj po kërcënoj vendin, qytetarët dhe institucionet me destabilizim dhe rrezikim të paqes. Blerja e Qendrës Tregtare SORAVIA ka domethënie esenciale për përparimin e familjes time dhe një vendim për hetim dhe përgjegjësi do të shkatërronte vite të tëra të progresit dhe to të rrezikonte harmoninë në familjen time si dhe balancin e brishtë i cili gjatë viteve na ka mbajtur në pushtet”.
Në vazhdim, të rinjtë e VLEN-it kanë thënë se nëpërmjet hileve instituticionale kanë arritur që ta instalojnë Islam Abazin nga Zajazi në krye të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, dhe se është përpjekur për të fshirë shenjat e korrupsionit.
Anida Murati /SHENJA/