Shkupi fiton Strugën, Shkëndija merr tre pikë në Ohër

Shkupi fiton Strugën, Shkëndija merr tre pikë në Ohër

Mesditën e sotme janë zhvilluar gjashtë ndeshje në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Shkupit ka dominuar në Çair përballë Strugës, duke triumfuar ndaj kampionëve me rezultat 3:1. Guje, Asani dhe Stojanovski ishin autor të golave për Shkupin, teksa për Strugën golin e vetëm e shënoi Kehinde në minutat shtesë. Ndërkohë, Shkëndija ka fituar duelin tjetër shqiptar në Ohër, pasi triumfoi ndaj Voska Sport falë golit të Florent Ramadanit. Skuadra e Gostivarit është ndalur me barazim pa gola nga Sileksi, teksa Besa e Dobërdollit ka humbur nga Pelisteri me shifra minimale 1:0. Në ndeshjet tjera, Rabotniçki fitoi si mysafirë ndaj Brerës me rezultat 3:1, teksa takimi Vardari – Tikveshi u mbyll me barazim 1:1.

MARKETING