Toshkovski: Janë privuar nga liria 3 persona që përdhosën flamurin shqiptar në Prilep

Toshkovski: Janë privuar nga liria 3 persona që përdhosën flamurin shqiptar në Prilep

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se policia ka privuar nga liria 3 persona nga Prilepi që kanë poshtëruar flamurin shqiptar, të cilët ai thotë se njëri nga ata është i mitur, ndërsa dy të tjerët të rritur. Ndërkaq, sa i përket policit i cili dje e ka hequr flamurin shqiptarë në Kumanovë nga shtylla, Toshkovski tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë aktivitete për policin, ndërsa shtoi se  është gati inicimi zyrtar për të.

PANÇE TOSHKOVSKI,MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Tre persona, gjatë ditës së djeshme, respektivisht mbrëmë janë privuar nga liria në Prilep të cilët kanë poshtëruar flamurin kombëtar shqiptar. Njëri nga ata është i mitur, dy të tjerët janë të rritur. Kishte një incizim që iu dorëzua MPB-së ku flamuri shqiptar është në tokë dhe I njejti shkelet më makinë dhe aty ka njerëz që ndihmojnë. Dmth ata tre persona që drejtpërdrejt marrin pjesë në ngjarje janë identifikuar, janë arrestuar dhe në bazë të urdhërit të prokurorit, do të pasojnë kallzimet penale”, deklaroi Toshkovski.

MARKETING