Mot i vranët me reshje të përkohshme të shiut dhe borës
Moti do të jetë i vranët dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme, të cilat në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë të rrëmbyeshme dhe të bollshme (mbi 50 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë të borës nga 40 deri në 50 cm, në vendet më të larta nga 10 deri në 30 cm, ndërsa në disa vende më të ulëta nga shiu dhe bora dhe do të formohet një shtresë e vogël e borës.
Në pjesët juglindore do të ketë vetëm reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare, kurse në zonat malore do të fryjë erë e fortë veriore.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 6 gradë.