Kurti: Besojmë se sul’mi terr’orist në Ibër Lepenc vjen nga Serbia

Kurti: Besojmë se sul’mi terr’orist në Ibër Lepenc vjen nga Serbia

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia.

“Sonte u dashtë të mblidhemi këtu sonte në këtë orë të vonë këtu në kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda kriminale, terroriste, dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, që ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv dhe armiqësor”, ka thënë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.

Vetëm ditëve të fundit patëm sulm me granata dore në stacionin policor në Zveçan më 26 Nëntor, mbrëmë u hodh mjet shpërthyes në afërsi të objektit të Komunës së Zveçanit dhe sonte ishte akti më i rëndë ku rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Vrragë të Zubin Pokut, me mjete shpërthyese u dëmtua kanali kryesor i Ibër Lepencit, prej nga furnizohen me ujë disa qytete të Kosovës, si dhe KEK-u për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike”, ka thë Kurti në konferencë të jashtëzakonshme për media.

MARKETING