Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, synohet transferimi i tij në verë
Real Madridi është duke kaluar nëpër një sezon me ulje ngritje të formës, ku sidomos në Ligën e Kampionëve punët nuk janë mirë.
Me largimin e Toni Kroos, gjërat në mesfushën e Real Madridit nuk janë më njësoj pasi gjermani ka lënë zbrazëti të mëdha.
Real Madridi raportohet se po shfaq interes për Martin Zubimendin për një transferim të mundshëm në verën e vitit 2025, ku spanjolli shihet si lojtari ideal për ta mbuluar boshllëkun e lënë nga Kroos.
Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë
Reprezentuesi spanjoll aktualisht ka kontratë me Real Sociedad deri në vitin 2027 dhe është shprehur i kënaqur me rolin e tij në klubin bask.
Nuk ka pasur asnjë përparim apo qasje zyrtare nga Real Madrid në këtë fazë, megjithatë, gjigantët e La Ligës thuhet se kanë një interes paraprak për lojtarin dhe se në të ardhmen do të bëjnë hapa zyrtar.
Vlera dhe paraqitjet e Zubimendit e kanë bërë atë objektiv të disa top klubeve. Pavarësisht kësaj, ai vazhdimisht ka deklaruar: “Jam i lumtur këtu te Real Sociedad”.
Mbetet e pasigurt nëse Real Madridi mund ta tundojë Zubimendin, ku për lojtarin interesim kanë shprehur edhe top klubet angleze si Man City, Liverpool dhe Arsenal.