(VIDEO) Shqipja përplas opozitën shqiptare me kryeministrin

(VIDEO) Shqipja përplas opozitën shqiptare me kryeministrin

Gjuha shqipe mu në festën e 28 nëntorit, ka përplasur sot opozitën shqiptare dhe kryeminsitrin e vendit, Hristijan Miskoskin. Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli, sot në kuvend në seancën e pytjeve të deputeteve, iu drejtua Mickoskit, duke i thënë se këtë vit, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, festa e 28 nëntorit i gjen në gjendje të pa lakmueshme, dhe kjo sipas Pashollit, është falë Mickoskit dhe falë platformës siç tha ajo, anti-shqiptare. Pasholli thotë se nisma në Gjykatën Kushtetuese, konteston gjuhën shqipe në tërësi, e jo vetëm disa nene. Pasholli thotë se pjesë e kësaj nisme është edhe Igor Janushev nga VMRO-DPMNE. Ajo gjithashtu pyeti Mickoskin, se a rrezikohet përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe

ARBANA PASHOLLI,DEPUTETE E FRONTIT EUROPIAN

Ju lutemi të na tregoni, a jeni akoma, a mbani qendrimin se me këtë iniciativë nuk rrezikohet përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, gjë që është kategori kushtetuese edhe pse mundemi lirishtë të konstatojmë se shumë nga ministrat e juaj edhe pa abrogomin e këtij ligji nuk e përdorin gjuhës shqipe edhe pse për këtë janë të obliguar me ligj dhe a mundë të na tregoni se si i bindët parnerët e juaj të vegjël nga të cilët asnjë nuk e kemi prezentë këtu në sallë, në koalicion pa legjitimitet, se kjo iniciativë e juaj është e mirë”.

Ndërkaq, nga 10 minutat e parapa që kishte mundësi Mickoski të përgjigjet , për pyetjen e gjuhës shqipe, foli vetëm pak minuta, gjë që e shtyri Pashollin të reagojë përsëri, duke akuzuar të parin e qeverisë se po e keqpërdor hapsirën dhe mundësin e përgjigjeve.

Megjithatë, Mickoski tha se ata nuk kanë platformë kundër shqiptarëve, por platformë kundër siç tha, profiterëve dhe kriminelëve partiakë, ndërsa shtoi se janë të njejtit gyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, të propozuar nga BDI dhe LSDM dhe se janë të njëjtët prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët sipas tij, për arsye dhe arsyetime të ndryshme nuk nënshkruajnë urdhër për bastisjen apo ndalimin e të dyshuarve për krime.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Të njëjtit janë sot në Gjykatën Kushtetuese që ju votuat dhe propozuat. Jo unë, as VMRO-DPMNE, ju bashkë me partnerët tuaj të koalicionit nga LSDM dhe partitë tjera politike që e kanë formuar atë shumicë. VMRO-DPMNE ishte kundër. Atje jeni të fuqishëm, brenda natës kanë ankth, diarre dhe ethe dhe nuk mund të nënshkruajnë një urdhër për bastisje, paraburgim për kriminelë të dyshuar dhe tani doni të thoni se ne, në koalicion qeveritar, mund të bëjmë diçka. Jo, teza juaj është e gabuar”.

Deputetja e Frontit Eropian gjithashtu drejtoi disa pyetje edhe për zv/kryeminsitrin nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, por i njejti mungoi në këtë seancë, ndërsa për këtë Pasholli tha se me mos prezenca e Mexhitit, ndjehet e zhgënjyer sepse siç tha, nuk ka qasje serioze ndaj deputeteve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING