Kurti: S’do të kursejmë asgjë për memorialin siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e familjes Jashari

Kurti: S’do të kursejmë asgjë për memorialin siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e familjes Jashari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shqiptarët për festën e 28 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka folur rreth projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti.
Tutje, ai ka theksuar se nuk do të kursejë asgjë për ta ndërtuar këtë kompleks memorial.

“Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari”, tha Kurti.

MARKETING