Ther’en me thikë dy fansa të Lillet në Bologna, reagon klubi
Dy fansa të Lillet janë therur me thikë gjatë qëndrimit të tyre në Bologna ku klubi i Edon Zhegrovës do të luajë kundër klubit të qytetit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Klubi francez ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm duke e quajtur qyqar dhe të patolerueshëm.
“Lille është informuar që gjatë të martës mbrëma të 26 nëntorit, një grup i fansave të Lillet që po udhëtonin për në Bologna për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ishin viktima të një sulmi kolektiv teksa ishin në një bar në qytet”, thuhet në komunikatën e Lillet.