(VIDEO) Arrestime në disa qytete të vendit, sekuestrohet drogë dhe para

(VIDEO) Arrestime në disa qytete të vendit, sekuestrohet drogë dhe para

Policia e Maqedonisë së Veriut ditëve të fundi ka ndërmarrë një sërë aksionesh policore në disa qytete në vend për kapjen e personave që merren me trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë aksioneve të ndërmarra në lokacione të ndryshme në Shkup më 25 dhe 26 nëntor, në Ohër, Strumicë dhe Veles, janë arrestuar 7 persona, te të cilët gjatë kontrollit policor, mes tjerash është gjetur heroinë, marihuanë si dhe sasi parash të valutave të ndryshme.

MPB

Më 26.11.2024 në orën 13:40 në Shkup, në rajonin e Karposhit, zyrtarët policor nga Njësiti për tregti të palejuar në SPB Shkup, kanë privuar nga liria N.G. (39) nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjyqësor, iu gjetën dhe sekuestruan heroinë, një peshore digjitale dhe sende të tjera që dyshohet se vijnë nga vepra penale. Më 26.11.2024 në orën 17:00 në Ohër, zyrtarët policor nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Ohër, është privuar nga liria I.D.(48) nga Ohri. Gjatë bastisjen në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua një lëndë e bardhë e trashë dhe kartëmonedha në vlera dhe valuta të ndryshme”.

Po ashtu, më 25 nëntor, në fshatin Novo Sellë të Strumicës, është privuar nga liria personi A.L. nga i njëjti fshat, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ishte gjetur marihuanë dhe peshore digjitale. Policia ka privuar nga liria edhe personat me iniciale B.M dhe M.M nga qyteti i Velesit, pasi u kishin gjetur lëndë pluhuri e bardhë.

MPB

Më 25.11.2024 në fshatin Novo Sello të Strumicës, zyrtarët policor nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria D.P. (30) nga fshati Novo Sello, sepse tek ata është gjetur marihuanë. Më 26.11.2024 në Shkup, në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policor nga Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup kanë privuar nga liria M.J. (31) nga fshati Hasanbeg i Shkupit, sepse tek ai është gjetur dhe është sekuestruar lëndë pluhuri e bardhë. Më 26.11.2024 në Shkup, në rajonin e Gazi Babës, zyrtarët policor nga Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup kanë privuar nga liria V.S. (35) nga fshati Vollkovë i Shkupit, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se, pas dokumentimit të plotë të këtyre rasteve, do të ketë kallëzim adekuat.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING