Vazhdon debati rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2025
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione – Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe Komisioni për financim dhe buxhet.
Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet vazhdon debati mbi amendamentet për Propozim- buxhetin për vitin 2025. Të ardhurat e përgjithshme në Propozim- buxhetin janë planifikuar në nivel prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400,2 miliardë. Deficiti i buxhetit është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind të PBB-së së planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivel prej 2,2 për qind, si rezultat i stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe i karburanteve në tregun ndërkombëtar, ngadalësimi i inflacionit të huaj efektiv, si dhe presioni më mesatar nga inflacioni bazë. Eksporti pritet të ketë rritje prej 4,2 për qind, ndërsa importi prej 4,4 për qind si rezultat i pritjeve për stabilizim gradual të rrethinës ndërkombëtare dhe rritjes së kërkesës së jashtme.
Debati për amendamentet filloi më 19 nëntor dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor. Janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente prej të cilave 204 janë nga LSDM-ja opozitare. Pas debatit rreth amendamenteve, si propozim buxhetor plotësues ai kthehet në qeveri për miratim përfundimtar ku konform afateve ligjore duhet të votohet në Kuvend deri në fund të këtij viti kalendarik.