Zyrtare: Javier Mascherano nënshkruan me Inter Miamin
Inter Miami njoftoi sot se ka emëruar legjendën e Argjentinës dhe FC Barcelonës, Javier Mascherano si trajner kryesor, duke e nënshkruar me të një kontratë deri në sezonin 2027 në MLS.
Argjentinasi bashkohet pas një periudhe si trajner i Kombëtares U-20 dhe Olimpike të Argjentinës dhe do të marrë përgjegjësitë e trajnerit në Inter Miami pas marrjes së dokumentacionit të punës.
Mascherano filloi të stërvitet kur u emërua trajner i Kombëtares U-20 të Argjentinës në dhjetor 2021, pas një karriere të shkëlqyer si lojtar.
Me të rinjtë e Argjentinës, ai ishte trajner në disa turne të mëdhenj ndërkombëtarë, duke përfshirë Lojërat Olimpike 2024.
Gjatë karrierës, ish-mbrojtësi dhe mesfushori luajti për klube si Liverpool dhe Barcelona, ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.
Ai do të drejtojë emra si Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busqetes dhe Luis Suarez.